Donjeta Sadiku po përgaditet në Bullgari për turneun ndërkombëtar “Strandja”

Boksierja Donjeta Sadiku së bashku me trajneren Marjola Sallauka, janë në përgaditje në kampin nderkombëtar në Sofia (Bullgari) nga 23 janari deri me 2 shkurt.
Keto përgaditje janë të dëshiruara për Donjeta Sadikun, e cila nga 4 shkurt do të merr pjesë në turneun e madh ndërkombëtar “STRANDJA” në Sofia, Bullgari.
Donjeta Sadiku njëra ndër kandidatet kryesore dhe bursistja e KOK për Lojrat Olimpike dhe pjesëmarrja në turne ndërkombëtar i ndihmojnë ta ruaj formën dhe të vazhdoj të jetë sa ma e gatshme për garat kualifikuese pë Lojrat Olimpike Parisi 2024,që do të mbahen gjatë muajit mars në Busto Arzizio, Itali.
Ky udhëtim i Sadikut është mbështetur nga Komiteti Olimpik i Kosovës. /Gazeta Olle/

Shtohet numri i skuadrave që e duan Kumbullën, largimi i tij nga Roma është çështje ditësh

Shpati Zekaj nuk kalon tutje, ndalet në luftën e parë në Grand Prix