Donjeta Sadiku nga Parisi synon Lojërat Olimpike

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka udhëtuar drejt Parisit të Francës, ku nga 4 deri më 8 qershor 2021 zhvillohet turneu kualifikues evropian i boksit për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Turneu i njëjtë kishte filluar në Londër, në mars të vitit të kaluar, por ishte anuluar në gjysmë për shkak të pandemisë, dhe kjo gare kualifikuese është zhvendosur në kryeqytetin francez, njofton Klan Kosova

Sadiku, është garuesja e vetme nga Kosova që ka mbetur në garë për kualifikim. Ajo e kishte mposhtur gjermanen, Maya Kleinhans, në raundin e parë të kategorisë deri në 60 kg.

Në raundin e dytë Donjeta do të takohet të premten ndaj suedezes, Agnesa Lexiussion. Në raste të fitores, do ti duhet që edhe njërën nga dy luftërat e ardhshme ti fitojë për të siguruar normën olimpike.

Boksierja 21-vjeçare së fundi është përgaditur intenzivisht fillimisht në Finlandë e më pas edhe në Sofje të Bullgarisë, ku është stërvitur me boksieren Mira Potkonenn, medaliste olimpike, si dhe medalisten evropiane dhe botërore, Stanimira Petrova.