Donjeta Sadiku në histori

Donjeta Sadiku e ka shkruar historinë e boksit kosovar. Ajo ia doli t’ia sigurojë Kosovës medaljen e parë në boks në një Kampionat Botëror.

Reprezentuesja kosovare ia doli ta mund në çerekfinale të “Taipei 2015” boksieren nga Tagjikistani, Kholova Idomokh, për të festuar në fund.

Ajo e kishte mundur në duelin e parë zviceranen Naomi Gertsch. Ndërkohë, boksierja tjetër kosovare, Dafina Abrashi, është eliminuar herët, pas humbjes nga tajlandezja Machai Buryanut, në rrethin e parë, shkruan ‘Zëri’.