Donjeta Sadiku fiton medaljen e argjendtë në Bullgari

Donjeta Sadiku e ka fituar medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar të boksit “Balkan” të mbajtur në kryeqytetin e Bullgarisë, në Sofje.

Sipas njoftimit të Federatës së Boksit të Kosovës, Sadiku në finale mposhti garuesen angleze, Whitwell Shona.

 Njoftimi i plotë i FBK-së (pa ndërhyrje):

“Sot u zhvilluan finalet e turneut nderkombëtar “Balkan”në Sofia,Bulgari ,në finale Donjeta Sadiku boksoj kunder boksieres nga Anglia Ëhitëell Shona në nji duel te fortë ku gjat tre raundave u shkembyen shum goditje dhe në fund gjyqtaret 2 me 1 fituese shpallen boksieren angleze Shona. Edhe pse Donjeta dominoi në dy raundet e fundit duke sulmuar dhe goditur kundershtaren e cila tanë kohen e mbajke dhe kur pritej qe Donjeta te shpallej fituese gjyqtaret menduan ndryshe dhe fituese shpallen boksieren nga Anglia.Trajnerja Mariola Sallauka esht e kenaqur me boksin dhe formen që tregoj Donjeta dhe per Donjeten keto duele ishin te mirseardhura para kampionatit Evropian qe mbahet ne muajin tetor në Budva (Mali i Zi).Drejtesinë në ket turne ndau gjyqtari nderkombetar IBA Latif Demolli”.

FFK bëhet pjesë e fushatës së Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin te Fëmijët

Kosova U17 e fiton bindshëm miqësoren e dytë me Malin e Zi