Donjeta Sadiku do të përgatitet në Finlandë së bashku me medalisten olimpike

Me ftesë të Federatës së Boksit të Finlandës dhe Komitetit Olimpik të Finlandës, boksierja jonë, Donjeta Sadiku, së bashku me trajnerin e saj, Besim Brahimi, janë ftuar për të marrë pjesë në përgatitje në Tampere të Finlandës.

Donjeta Sadiku është ftuar si sparing partnere e boksieres më të mirë në botë, medalistes olimpike, botërore dhe evropiane, Mira Potkonenn.

Përgatitjet do të mbahen prej 9-22 prill 2021.

Image

Federata e Boksit e Kosovës e vlerëson lartë ftesën, e cila është e mirëseardhur për boksierën Sadiku, të cilës do t’i ndihmojë si parapërgatitje për kualifikimet evropiane për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që mbahen në Paris të Francës, prej 04-08 qershor 2021.

Image

FBOXK falënderon Federatën e Boksit të Finlandës dhe trajneren Maarit Teuronen, për ftesën, si dhe për heqjen e të gjitha shpenzimeve për Donjeta Sadikun.

Image