Donis Avdijaj mund të përfundojë në Ligën e tretë të Gjermanisë

Vazhdon rënia e formës së Donis Avdijajt. Krahas formës, ai ka rënie të vazhdueshme edhe të cilësisë së klubeve.

Pas një sezoni dështues në Skoci, tani ofertat në drejtim të tij janë tejet të varfëra.

Klubi i Ligës së tretë gjermane, Turkgucu Munich po interesohet për të.

“E di se ka dosa oferta nga Arabia, por mendoj se nuk është momenti i duhur për mua. Gjithashtu Turkgucu Munich është interesuar. Natyrisht, Munichu është qytet i madh, por do ta diskutojë me menaxherin se cila është zgjidhja e duhur”, deklaroi Avdijaj për “time24story.com”, raporton Gazeta Olle.

Avdijaj më herët ka luajtur me Schalke 04, Willem 2, Trabzonspor dhe së fundi Hearts.

Ka ndeshje edhe me Kosovën, tek e cila nuk është ftuar prej gati dy vitesh.