Shumë skuadra në botë po solidarizohen me luftën që po ndodh në Ukrainë në mënyra të ndryshme, duke dhënë mesazhe në fushën e blertë dhe jo vetëm.
Por duket se kjo sjell dhe disa gabime të pafalshme te disa ekipe dhe njëri prej tyre është ekipi rumun i Politeknika Iasi.
Lojtarët zgjodhën që të jepnin një mesazh të shkruar në bluzat e tyre përpara se të fillonte takimi.
Ata kishin zgjedhur sloganin “Ndaloni Luftën” (STOP WAR), por rreshtimi i tyre ishte i gabuar, duke krijuar një fjali që nuk kishte lidhje (RAW POTS).
Ky lajm bëri xhiron e botës, duke e quajtur të turpshëm veprimin me skuadrën rumune./PanoramaSport/