Donatori shumëvjeçar i futbollit kujton donatorin Shukri Sylejmani, i cili u nda sot nga jeta

Donatori shumëvjeçar i futbollit të Kosovës gjatë dhe pas izolimit, Shukri Sylejmani, u nda sot nga jeta.

Sulejmani, ishte donator i madh i klubit të Gjilanit, klub të cilin e mbajti gjallë për shumë vjet.

Pikërisht Sylejmanin, sot e kujton një tjetër donator i kohës së izolimit dhe pas izolimit, Ismet Begolli.

Ai ishte investitor i klubeve të shumta të kryeqytetit, si Prishtina, Kosova e Prishtinës, si dhe hendbollit.

“Ndarja nga jeta e Shukriut është lajm i hidhur për gjithë futbollin e Kosovës, e po ashtu edhe për ne donatorët tjerë. Me Shukriun ishim për shumë vjet rival i investimit të mbajtjes gjallë të klubeve në kohën më të vështirë të futbollit, por edhe pas izolimit. Ngushëllime familjes Sylejmani, klubit të Gjilanit dhe gjithë futbolldashësve gjilanas”, ka deklaruar Begolli për Gazetën Olle.