Në seancën e sotme kanë stërvitur vetëm futbollistët që ishin më pak të angazhuar dhe ata që nuk luajtën në ndeshjen e mbrëmshme, teksa pjesa tjetër kanë bërë rigjenerim në hotel.
Mesfushori i ardhur së fundmi te Kosova, Toni Domgjoni ka folur pas stërvitjes, duke thënë se janë nervoz pak pas humbjes nga Jordania.
“Stërvitja ka qenë e mirë dhe intensive. Ndeshja e mbrëmshme nuk ka qenë aq e mirë, por ka qenë thjesht një lojë miqësore”.
“Këtë lojë duhet ta harrojmë sa më shpejt dhe të përqendrohemi te dueli me grekët. Normalisht jemi të gjithë paksa nervozë pas asaj humbje, por duhet të koncentrohemi për lojën e ardhshme dhe të japim maksimumin”.
“Kam dëshirë të debutoj për Kosovën në ndeshje zyrtare dhe besoj se të gjithë kundër Greqisë kemi me u mundu ta bëjmë më të mirën për Dardanët dhe për krejt Kosovën”, ka thënë Toni Domgjoni.
Ndeshjen e radhës Dardanët do ta zhvillojnë të dielën në udhëtim te Greqia.
Takimi i së dielës mes Greqisë dhe Kosovës zhvillohet në Athinë me fillim nga ora 20:45.