Domgjoni bën hapin e madh në karrierë, transferohet te skuadra e madhe zvicerane

David Domgjoni është larguar nga futbolli turk, për ta bërë hapin e madh në karrierë.

Mbrojtësi i Kosovës që shkëlqeu në dy ndeshjet në Turqi ndaj Guineas dhe Gambias karrierën do ta vazhdoj te Luzerni.

24-vjeçari për një vit e gjysmë ka qenë pjesë e Menemenspor në Ligën e Parë të Turqisë ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.

Ai tanimë edhe zyrtarisht është bashkuar me Luzernin ku është prezantuar në stadiumin ‘Swiss Spor Arena’.

Për Domgjonin ky është hapi më i madh deri më tani në karrierën e tij.

Lojtari më parë ka luajtur edhe për Tiranën, Kastriotin e Krujës, Lirinë e Prizrenit dhe Laçin.

Prizrenasi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Luzernin, kontratë e cila do ta mbajë atë të lidhur me këtë klub deri në verën e vitit 2023.  /Gazeta Olle/

Zyrtare: Trepça transferon futbollistin ganez

Zyrtare: Ballkani njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me dy futbollistë