Doli publikisht pro Palestinës, Bayerni përjashton yllin e skuadrës

Probleme për mbrojtësin e Bayern Munich, Noussair Mazraoui, me këtë të fundit që duhet të përballet me pasojat pasi deklaroi në rrjetet sociale se është pro Palestinës, në konfliktin me Izraelin.

Këto deklarata të lojtarit bënë që Bayern Munich të reagojë në mënyrë të menjëhershme dhe të deklaroi se drejtuesit e klubit do të komunikojnë personalisht me mbrojtësin.

Pas kthimit në Gjermani, ndërsa përfundoi periudhën e grumbullimit me kombëtaren marokene, 25-vjeçari duket se nuk është pritur aspak mirë.

Mediet gjermane bëjnë me dije se Mazraoui nuk është lejuar që të bashkohet me skuadrën bavareze në stërvitje këtë të enjte.

Peja 03 pret Bashkimin në ndeshjen kryesore të xhiros së tretë

Derbi i çmendur i kryeqytetit i takon Partizanit, Demat fitojnë në kohën shtesë