Doktori i Vushtrrisë kërkon aplikimin e pauzës në dy pjesët e lojës, shkak vapa

Visar Kameri, doktor në klubin futbollistik nga Vushtrria, ka bërë thirrje që pauza 1 apo 2 minutëshe në pjesën e parë dhe të dytë, të aplikohet në çdo ndeshje nga gjyqtarët.

Ai ka dërguar një letër në adresë të Gazetës Olle, ku ka renditur arsyet se pse pauza është e domosdoshme në këtë periudhë.

Visar Kameri (djathtas), doktor te KF Vushtrria

“Në këto ditë të nxehta vere kur po vazhdojnë të luhen ndeshjet futbollistike te Superligës se Kosovës me një ritëm të lartë dhe orar të ngjeshur pas pauzës me rastin e pandemisë, në gjithë globin duhet te mendohet edhe shëndeti i sportistëve.

Gjatë një ndeshje futbollistike nevojiten dy herë në të dy pjesët e rregullta nga një pushim i shkurtë 1-2 minuta për freskimin e lojtarëve me ujë.

Trupi i njeriut gjatë temperaturave të larta pakëson lëngjet e trupit duke shkuar ka dehidrimi dhe si proces i tillë ka nevojë të konsumoj sasi të shtuar të ujit që të ruhet bilanci i lëngjeve në organizëm.

Vlenë të përmendet edhe rasti i Premierligës angleze ku edhe pse dihet se atje është një klimë shumë më e butë sesa në vendin tonë, një rregull i tillë e një pushimi të shkurtë 2 minutash është duke u aplikuar”, ka shkruar Kameri. /Gazeta Olle/

Kameri (majtas), kërkon që gjyqtarët të aplikojnë pauzën e shkurtër në dy pjesët e lojës