‘Do të luftojmë deri në fund’

Një ndër lojtarët më të dalluar në fitoren e Besës ndaj Hajvalisë, padyshim ishte edhe portieri Flamur Neziri. Portieri prishtinas, bëri një përformancë të shkëlqyer duke i mohuar në disa raste golin Hajvalisë, me pritjet e tij spektakulare.

Neziri i konsideron fitoren ndaj Hajvalisë si shumë të rëndësishme duke e cilësuar këtë ndeshje si më të mirën të ekipit të tij.

“Ka qenë një ndër ndeshjet më të vështira deri më tani. Jam tejet i lumtur që arrita të ndihmoj ekipin timë në këtë fitore shumë të rëndësishme. Ishim shumë të motivuar për këtë ndeshje dhe synimi ynë ishte dhe këtë e arritëm fal paraqitjës së mirë ekipore”, u shpreh fillimisht Neziri për Gazetaolle.com

Ndryshe ‘gardiani’ i pejanëve thotë se ambicet për titull janë rritur edhe më shumë pas kësaj fitoreje.

“Nga fillimi jemi nisur për titull dhe do të jemi ndjekës deri në fund. Duhet shumë durimi dhe duhet t’i marrim ndeshjet një pas një. Nuk do ta kemi të lehtë me asnjë kundërshtarë pasi të gjitha ekipet janë skuadra cilësore”, përfundoi Neziri.

Besa pas kësaj fitoreje të arritur në kryeqytet renditet në pozitën e tretë me 35 pikë të tubuara.