‘Do të ju bëjmë krenarë

Reprezenatcioni i Kosovës në basketboll U20, pësoi dy humbje në dy ndeshjet miqësore të zhivlluara ndaj Bullgarisë.

Por basketbollisti Erris Nushi në një prononcim për GazetaOlle.com thotë se ndeshje miqësore e Bullgarin janë një përgatitje e mirë para fillimit të kampiontit evropian.”Në këto dy ndeshje të zhvilluara kishim një paraqitje shumë të mirë para se të filloj kampionati evropian”.

Ndryshe Nushi shpreson se me paraqitjet e Kosovës, do të arrijnë t’i bëjnë të gjithë krenarë.

“Jemi duke u përgatitur maksimalisht pasi të gjithë e dimë që të përfaqësosh shtetin tëndë nuk është e lehtë. Shpresojmë se me ndeshje të mira do të arrijmë t’i bëjmë të gjithë krenar. Kemi një grup shumë të mirë të lojtarëve dhe shpresoj se do arrijmë sukses”, u shpreh Nushi.