Do të festojmë para finales

Kualifikimit historik i është gëzuar edhe basketbollisti i prishtinasve, Bojan Trajkovski. Në një prononcim për GazetaOlle.com, alo-qendra e kryeqytetasve ka thënë ishin më të mirë se Kozhuvi në këtë takim.

“Kjo është ajo që kemi dëshmuar se momentalisht jemi ekip më i mirë se Kozhuvi. Kemi luajtur me mençuri dhe nuk kemi lejuar që Kozhuvi të shkëputet për asnjë moment. Tash do të festojmë pak shkuarjen në finale dhe menjëherë të fillojmë përgatitjet për ta përfunduar ashtu siç duhet, pra me triumf në Ligën Ballkanike. Finalja aspak nuk do të jetë e lehtë kundër Rilskit dhe për asnjë moment nuk bën të lëshohemi dhe të bazohemi në dy fitoret e thella që i regjistruam ndaj tyre gjatë fazës së dytë”, deklaroi Trajkovski, për GazetaOlle.com