“Do ta shuajmë klubin dhe do të tërhiqemi nga garat” – Klubi nga Liga e Parë vjen me një kërcënim serioz

Klubi i Ligës së Parë të futbollit, A&N ka bërë të ditur se po shikojnë mundësinë që të tërhiqen nga garat.

I gjithë ky frustrim vjen pasi skuadra e Ligës së Parë po pretendon se po dëmtohen nga gjyqtarët në këtë sezon.

Klubi kosovar që ndodhet në pozitën e tretë aktualisht, poashtu shkruan se niveli i referimit është i dobët dhe kjo mund ta çojë në mbylljen e klubit.

Postimi i plotë i A&N pa ndërhyrje:

“Njoftojmë opinionin e gjerë futbollistik se klubi ynë ndjehet jashtëzakonisht i lodhur e tejet i dëmtuar nga vendimet e gjyqtarëve , pse gjithmonë klubi ynë bie pre e këtyre vendimeve , gjithmonë dëmtohemi ju a numërojmë me raste ndeshjet e dëmtuara ;Ndeshja 1 ; Trepça89 – A&N, Ndeshja 2 ; A&N – Liria, Ndeshja 3 ; A&N – Rahoveci Ndeshja 4 ; A&N – Istogu. Nga këto dëmtime klubi në udhëheqjen e kryesisë pritet takimi për vendimin e mbylljes së klubit dhe tërheqjes nga garat , ky nivel i referimit është tejet i dobët , mjaft më me kto paragjykime , mjaft më me kto reagime kto vendime nga matrapazët të cilët ndeshje pas ndeshje po dëmtohemi”, shkroi klubi nga Prizreni.

Barazimi i dytë rresht për skuadrën e tij, Bekim Isufi: Hasëm në vështirësi

Benfica dhe Barcelona luajnë për fitoren e parë – formacionet zyrtare