Ballkani do të ndeshet në turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve kundër bullgarëve të Ludogorets.
I ftuar në “Panorama TV’, në emisionin “Panorama Sport”, trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ilir Daja u shpreh se sfida do të jetë tejet e vështirë, por që ekipi i tij do të tregojë më të mirën në fushë.
“Ne e kemi nisur pas një jave pushim. E kemi nisur në Ohër në kushte mjaft të mira. Kapja e formës maksimale aq sa mundemi në këtë periudhë në ndeshjen që do të bëjmë kundër Ludogorets”.
“Në ndeshjen e fundit kemi pasur dy dëmtime. Shpresoj t’i kemi të gatshëm. I gjithë kontingjenti dua të jetë gati. Shpresoj që mos të kemi dëmtime të tjera”.
“Besoj se çdo trajner nuk është i kënaqur dhe kërkon gjithmonë afrime në cilësi. Ne nuk e kemi mbyllur merkaton. Deri sot në darke kemi mundësi të prezantuar listën, sepse deri sot në orën 12:00 të natës është koha”.
“Besoj që kemi bërë dy paraqitje mjaft të mira, por pa harruar që dhe Tirana dhe Partizani kanë bërë paraqitje mjaft të mira. Shpresoj që dhe ato të bëjnë paraqitje të mira në Europë. Prurjet e reja duan atë kohën e vetë për t’u përshtatur me grupin”.
Të dyja ekipet ishin në gjendje mjaft të mirë. nuk jam nga ata që dua të bëj “qoka”, por pash që të dyja mund të paraqesin mjaft mirë futbollin shqiptar.
Do të thoja që do më shijoj shumë fitorja kundër një skuadre me shumë eksperiencë, ndaj Ludogorets. Fitoret në miqësore nuk është se më bëjnë të lumtur, por loja e bukur që tregohet nuk është keq.
Qoftë Partizani, ashtu dhe Tirana ishin ekipet më të forta që mund të ndesheshim. Iu referova këtyre dy ndeshje, por dhe Struga kishte një ekip goxha simpatik. Të vetmet mundësi që kishim ishin që të përballeshim me Tiranën dhe Partizanin. Natyrshëm që i afrohen dhe pak me shumë niveleve të këtyre kompeticoneve.