Roma dhe Feyenoord luajnë finalen e Conference League në Tiranë. Në 25 maj në 21:00 në “Air Albania”, dy skuadrat do diskutojnë një titull europian pas disa vitesh.
Në konferencë për mediet, trajneri i Romës Jose Mourinho ka treguar se i vjen mirë që luan në Shqipëri, duke mos dhënë “ok” nëse Kumbulla do jetë nga minuta e parë. Portugezi tregon edhe për miqtë që ka në vendin tonë.
“Dëshiron të jesh Ferguson i Romës? Do të jetë e vështirë të qëndrosh këtu për 20 vjet siç bëri Ferguson. Kam nënshkruar për tre vjet, sepse projekti është tre vjeçar. Pas këtyre viteve, të shohim se çfarë projekti do të jetë. Unë dua të qëndroj këtu për dy vitet e ardhshme, me siguri.
Si e konsideroni vitin tuaj të parë? Ku është projekti? Është e vështirë për mua të bëj një bilanc, një pyetje e ndërlikuar. Nuk dua të përgjigjem.
Në Tiranë ka një entuziazëm të madh, por tifozët e Romës janë të shqetësuar për stadiumin. A do të luajë Kumbulla? Me ose pa Kumbullën, shqiptarët duhet të jenë në anën tonë. Nëse Roma fiton Kupën, një shqiptar fiton Kupën. Kjo duhet të mjaftojë për t’i afruar shqiptarët me Romën. Pra kemi ekuilibër. Ne luajmë një finale të premten. Shqiptaret e tjerë janë me pushime.
Jam i emocionuar që finalja është në Tiranë, nuk e kam luajtur kurrë. Kam disa miq të rëndësishëm në Tiranë. Fakti që stadiumi ka pak kapacitet për dy klube si Roma dhe Feyenoord është e vetmja gjë negative. Nëse do të luanim në Bernabeu do të ishte plot. Për Shqipërinë është e rëndësishme. Kjo është e keqe për tifozët e Romës që nuk do të jenë në gjendje të jenë atje. Do jetë bukur, më e bukur nëse Kumbulla ngre kupën. Finalja më e rëndësishme edhe për mua në karrierë”, tha Mourinho.