Do gjykojë sfidën Kosovë – Spanjë, Madden: Në mëngjes doli me kancer, në mbrëmje drejtoi një ndeshje

Sonte (e enjte), Kombëtarja e Kosovës do ta mirëpres Kombëtaren e Spanjës.

“Dardanët” do mundohen të bëjnë befasinë duke marrë parasysh dy rezultatet pozitive në takimet e paraprake, ndaj Gjeorgjisë dhe Greqisë.

Bobby Madden do jetë arbitri kryesor që do gjykojë takimin, mirëpo Marca, ka publikuar disa probleme që ka hasur në të kaluarën gjyqtari, ku ishte edhe me kancer.

Një mëngjes në marsin e vitit 2016, Madden shkoi te doktori për të bërë disa testime. Ata i thanë që ka kancer në tiroide.

Referee Bobby Madden "keeping very well" after his cancer battle - Daily  Record

Atë natë, i njëjti bërë gjënë që i pëlqen më së shumti në jetë: Drejtimin e një ndeshje futbolli në Skoci.

Për disa muaj, Madden e luftoi sëmundjen në fushë, dhe arriti të trajtohet plotësisht.

Ndërsa, sonte (e enjte), i njëjti arbitër do drejtojë përballjen mes Kosovës dhe Spanjës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Neil Cameron: Old Firm referee Bobby Madden deserves more than disgusting  lies and innuendo | HeraldScotland

Që nga viti 2010 kur u bë arbitër i FIFA-së, Madden nuk ka pasur punë me Kosovën ose Spanjën.

Përballja zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45./

Gazeta spanjolle Marca në ballinë: Sot luajmë dy ndeshje

Bytyqi: Do luftojmë se bashku për rezultat pozitiv