Dje për ‘titull’ në Superligë, sonte në turne futsalli?

Mbrojtësi i kampionit vjeshtor dhe i liderit momental të Superligës, Feronikelit, Fidan Gërbeshi, duket se e shfrytëzon ‘kohën e lirë’ për të marrë pjesë në turne të futbollit të vogël.

Në rrjetet sociale është publikuar një lajm se ai do të luajë sonte në një ligë futsalli të Lipjanit. “Fidan Gërbeshi pritet që të debutojë sonte në Suprligën total. Ai do të ndihmojë shokët e tij në derbin kundër Nivelave”, thuhet në lajmin e publikuar ku është etiketuar vetë Gërbeshi.

Gjithsesi, ai nuk është futbollisti i vetëm që luan nëpër ligat e futbollit të vogël në Kosovë. Federata e Futbollit të Kosovës nuk e ka ndërmarrë ende asnjë hap, derisa edhe klubet po ashtu po vazhdojnë të ‘mos shohin’. /Gazeta Olle