Dizajn i bukur dhe unik, Dukagjini bëhet me autobus të personalizuar

Ne vazhdën e organizimit për te krijuar kushte sa ma te mirë për futbollistët dhe shtabin teknik, skuadra e Dukagjinit bëhet me autobus të personalizuar.

Kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të klubit ku edhe janë postuar disa foto të autobusit, ku shihet një dizajn i bukur dhe unik, shkruan Gazeta Olle.

“Klubi futbollistik Dukagjini, nga tani edhe zyrtarisht bëhet me autobusin e saj te personalizuar!”

“Ne vazhdën e organizimit për te krijuar kushte sa ma te mirë për futbollistët dhe shtabin teknik nga tani është siguruar edhe autobusi zyrtare i klubit, i personalizuar me logon dhe mbishkrimin “Dukagjini & Hithat”.Për një rrugë të mbarë dhe shumë udhëtime”, thuhet në njoftimin e klubit.

Klinasit do t’ia bëjnë nesër “sefte” busit të ri, pasi udhëtojnë drejt kryeqytetit për tu përballur me Prishtinën në ndeshjen hapëse të xhiros së 14-të të Superligës. /Gazeta Olle/

Jep dorëheqje drejtori i Ligës Unike

Publikohet 12-shja e Kosovës për ndeshjet ndaj Norvegjisë dhe Danimarkës