Ditë zie për futbollin: Maradona ndërron jetë vetëm pak javë pasi u lirua nga spitali

Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare, transmeton Gazeta Olle.

Lajmi është raportuar nga DailyMail dhe të gjitha mediat e tjera të njohura botërore teksa e ka konfirmuar edhe Fabrizio Romano.

Sipas raportimeve nga Argjentina, legjenda e futbollit ka ndërruar jetë në Tigre, pas një sulmi final në zemër.

Kujtojmë se Maradona kishte probleme të mëdha nga varësia ndaj drogës dhe alkoolit teksa vetëm para disa javësh bëri disa operacione të rënda në tru e pati edhe sulm në zemër.

Ikona e futbollit argjentinas do të mbahet mend gjithmonë për lojën e bukur të tij, driblimet e padyshim edhe “Dorën e Zotit”