Ditë pushimi, futbollisti i Superligës kthehet të luaj Counter Strike

Futbollistët e Ballkanit janë në pushim, pas përfundimit të dy fazave përgatitore.

Bledi Shkëmbi i ka lënë lojtarët e tij në pushim gjatë këtyre ditëve pas rikthimit nga Antalia, shkruan Gazeta Olle.

Disa prej tyre po kalojnë kohë me familjet e tyre, disa të tjerë po pushojnë, por ka edhe nga ata që kanë ndërruar sportin duke u argëtuar me lojëra të tjera.

Arbër Potoku ka provuar sot t’i rikthehet lojës së famshme që dikur kishte pushtuar vendin tonë, Counter Strike.

Potoku ka publikuar një fotografi në profilin e tij në facebook, në të cilën shihet ai duke luajtur CS:GO.

Ballkani do t’i rinis stërvitjet këto ditë, teksa ndeshjen e parë zyrtare e luajnë kundër Llapit në kuadër të Kupës së Kosovës./GazetaOlle/