Ditë miratimesh në Kuvendin e Tenisit

Më 19 prill 2015 në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë u mbajt Kuvendi i rregulltë vjetor i  Federatës së Tenisit. Pas miratimit të agjendës së Kuvendit nga delegatët e pranishëm, kryetari Shkelzen Domi e arsyetoi detajisht buxhetin e shpenzuar për vitin 2014. Buxheti si i tillë u miratua nga delegatët. 

Më pastaj Kryetari Domi foli për pranimin e FTK-së në Tennis Europe si dhe për sfidat që na presin pas këtij pranimi. U diskutua së bashku me delegatët edhe sfida shumë e rëndësishme e infrastrukturës së tenisit apo e ndërtimit të tereneve të reja të tenisit nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

U diskutua gjatë dhe u miratuan nga delegatët disa Rregullore të rëndësishmë të FTK-së, si Rregullorja për moshën e lejuar për vitin 2015, Rregullorja për sistemin e poentimin dhe Rregullorja për pagesën e antarësisë 2015.