Ditë kupash për shqiptarët

Futbollistë shqiptarë në Evropë, sot e kanë një ditë kupash. Në Itali dhe Kroaci kanë mundësinë të fitojnë këtë trofe që është i rëndësishëm.

Etrit Berisha do të jetë do të jetë në fushë nga lojtarët shqiptarë. Lazio do të përballet në stadiumin “Olimpico” në finalen me Juventus-in dhe trajneri Stefano Pioli e ka konfirmuar portierin e Kombëtares që do të aktivizohet nga minuta e parë. Nuk  mund të thuhet e njëjta gjë për Lorik Canën që është ende i dëmtuar. Ai e ka fituar këtë trofe në vitin 2013. Në stol do të jetë Thoma Strakosha, i cili ende nuk ka debutuar me ekipin e parë. Ndeshja Juventus – Lazio do të nisë në ora 20:45 dhe mund ta ndiqni direkt në Supersport.

Një përballje shqiptarësh do të jetë sot në ora 20:00 në finalen e Kupës së Kroacisë. RNK Split-i do të sfidojë Dinamo Zagreb-in në stadiumin “Maksimir”. Sokol Cikalleshi do të përpiqet të ndihmojë Split-in të marrë trofeun e parë të rëndësishëm. Në krahun tjetër është mesfushor i ri Endri Çekiçi, kampion i Kroacisë. RNK Split-i ka edhe një arsye të fortë për të triumfuar, pjesëmarrja në Europa League. Gjithësesi në fund sido që të shkojë do të kemi një fitues shqiptar. (sportal.al)