Dita e sotme shfrytëzohet për relaks nga FC Prishtina në Antalya, njoftojnë se afati kalimtar për ta nuk ka përfunduar!

 

Skuadra e Prishtinës ndodhet në ditën e 13 të përgatitjeve në Antalia të Turqisë.

Stafi dhe futbollistët ditën e sotme (30 janar) janë të liruar nga stërvitjet dhe ndeshjet miqësore.

Disa e kanë shfrytëzuar këtë ditë për “shopping” e shëtitje e disa të tjerë për relaks në ambientet e hotelit.

Prishtinasit deri më tash i kanë zhvilluar katër ndeshje kontrolluese në tokën turke, ndaj Chernomoresti Odesa, Atyrau, Gornik dhe Alanya Vladikavkaz.

Prishtina humbi nga Chernomoresti 4:0, barazoi me Atyraun 2:2, pësoi 2:1 nga Gornik dhe fitoi 2:0 ndaj Alanyas.

Ndeshjen e radhës e zhvillon më 31 janar ku ballafaqohet me Kapfenbergun e Austrisë, e fundit e fazës përgatitore.

Prishtina në këtë afat kalimtar ka qenë aktive duke i transferuar disa futbollistë si: Bujar Pllana, Agim Zeka, Sadam Sulley, Adonis Aliu dhe Drilon Cenaj.

Siç njoftojnë kampionët aktual, afati kalimtar për ta nuk ka përfunduar!

 

Nadal fiton finalen e çmendur ndaj Medvedev në Australian Open dhe shkruan historinë në tenis me titullin e 21-të Grand Slam

Sheikët e Newcastle “nuk e ndalin dorën”, skuadra angleze dëshiron portierin e Manchester United