Për Llapin sot është dita e pestë e përgatitjeve në Antalya të Turqisë.
Skuadra e Batatinës mëngjesin e sotëm e ka shfrytëzuar për një seancë rigjenerimi në pishinë, shkruan Gazeta Olle.
Pasdite është planifikuar seancë stërvitore në fushë.
Deri më tani, bardhekaltrit kanë zhvilluar vetëm një miqësore në tokën turke, në të cilën barazuan pa gola ndaj FC Olimp.
Njoftimi i plotë nga KF Llapi:
Dita e 5-të e përgatitjeve në Antalya
Skuadra sot në mëngjes ka punuar në ambientet e fitnesit të hotelit “Aska Lara” dhe më pas ka zhvilluar një seancë regjenerimi në pishinë. Pasdite është planifikuar seancë stërvitore në fushë.
#vazhdojmë
#përparallapi
/Gazeta Olle/