Dita e Nedim Bajramit, Edi Reja me sytë nga CAS-i për fantazistin

Nedim Bajrami la gjurmë në vetëm 90 minutat e para që shkeli në Serie A.

Empoli humbi ndaj Lazios, që këtë sezon drejtohet nga një ish-emilian si Sarri, por fantazisti tregoi edhe një herë se është në lartësinë e numrit dhjetë që mban.

Sot është koha për të mësuar edhe shanset për karrierën e tij ndërkombëtare, teksa Shqipëria ballafaqohet me FIFAn në seancën dëgjimore në CAS të Lozanës.

PADIA

Shqipëria kërkon nga KAS pranimin e kërkesës së lojtarit, drejtuar FIFA-s, për të luajtur me Shqipërinë si Kombëtare A, ndërsa nuk ka veshur për asnjë moment fanellën e helvetëve të ekipit A apo as nuk ka marrë pjesë në asnjë kompeticion ndërkombëtar, europian ose botëror me FIFA-n.

Nedim Bajrami - Player profile 21/22 | Transfermarkt

Nga këto nene në rregulloren e FIFA-s, lind edhe e drejta e fantazistit për t’iu bashkuar Kombëtares së shqiptarëve, prej nga është edhe origjina e familjarëve të tij. Sot, sipas njoftimit në faqen e tribunalit zviceran të Lozanës, do të mbahet seanca dëgjimore për këtë kërkesë-padi të FSHF-së ndaj FIFA-s.

Çështja “Bajrami”, zbulohet lëvizja e FSHF-së. Ja çfarë do të ndodhë për  fantazistin

PRAPASKENAT

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar edhe prapaskenat dhe disa prej shkaqeve pse ka optimizëm në palën shqiptare. Së pari, është lobimi i bërë në sferat e larta institucionale në zyrat e FIFA-s, për të konsultuar të gjitha mundësitë ligjore, në mënyrë që kërkesa e lojtarit të plotësohet.

Mjaft të kujtohet se ka ndodhur edhe së fundmi që lojtarë të ndryshëm, pasi kanë luajtur me një kombëtare, të ndryshojnë ekip dhe të përfaqësojnë një të dytë. Së dyti, gazeta mëson se FIFA ka bërë një ndryshim përgjigjeje. Pas kërkesës së parë të refuzuar, FSHF ka kërkuar një shpjegim të dytë me një riaplikim dhe kësaj here, përgjigjja është ajo që mban shpresat gjallë për palën tonë.

Nedim Bajrami: Shqipërinë e zgjodha me zemër

Nga sa mëson gazeta, refuzimi i FIFA-s është argumentuar me faktin se pasaporta shqiptare nuk i duhej dhënë Bajramit. Mirëpo, optimizmi qëndron sepse kjo është një procedurë bazuar në legjislacionin shqiptar, në të cilin as FSHF e as FIFA s’kanë të drejtë ndërhyrjeje. Për këtë, pritshmëritë janë pozitive se Shqipëria mund të ketë një fantazist në dispozicion. Reja, me sytë nga KAS-i i Lozanës, ftesën për Bajramin e ka gati, për ta ndërtuar menjëherë formacionin e ndeshjeve të shtatorit, me të në fushë.

Klubi i njohur gjerman shton interesimin për Vedat Muriqin

Teuta konfirmon ndarjen me Karabecin, lojtari pritet të prezantohet në Kosovë