Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, shumë përballje interesante në orar

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjet e pesta të grupeve në Ligën e Kampionëve 2023/24.

Pas tri javëve pushim, ethet e Ligës së Kampionëve u rikthyen dje (e martë) me shumë ndeshje interesante, ndërsa edhe sot shumë skuadra që kërkojnë kualifikimin dhe disa tjera duan pikët e plota për ta provuar fatin në ndeshjen e fundit.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes padyshim se do të jetë ajo mes Real Madridit dhe Napolit, edhe pse Los Blancos e kanë siguruar kualifikimin tashmë. Në ndeshjen tjetër të grupit, Braga e pret Union Berlin dhe dy ekipet do të tentojnë fitoren pasi tri pikë do t’i linin në garë për kualifikim.

Te Dinamo Zagrebi e duan me patjetër Arbër Hoxhën, të gatshëm të hidhen në sulm për të

Chelsea vështirë se mund ta mbajë Brojën, Fulhami e Milano ndër klubet e interesuara