Dita e katërt në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, Kosova vazhdon të jetë në top 10 vendet e botës për medalje

Kosova po vazhdon të shkëlqejë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio, së paku në renditjen aktuale mes vende të botës.

Sportistët tanë, në theks të veçantë Distria Krasniqi e Nora Gjakova, e kanë ngritur flamurin e vendit tonë në piedistal.

Xhudistet nga Peja fituan medalje të arta në kategori të ndryshme në kilogramë, e padyshim se na bënë krenarë.

Kosova është aktualisht në vendin e tetë në ranglistën e Lojërave Olimpike, derisa po kalon dita e katërt e garës.

Vendi i parë i takon Kinës që ka në total 21 sosh, nëntë të arta, pesë të argjendta dhe shtatë të bronzta.

Pas tyre vijnë Shtete e Bashkuara të Amerikës po ashtu me 21 medalje, me tetë të arta, pesë të argjendta dhe tetë të bronzta.

Në vendin e tretë gjendet Japonia me 15 sosh, tetë të arta, tre të argjendta dhe katër të bronzta.

Më pas vijnë sportistët që garojnë nën flamurin e Komitetit Olimpik, Britania e Madhe, Australia, Republika e Koresë, Kosova, Italia dhe Kanadaja, që e përmbyllin top dhjetëshen.

Ishte i dyti nga grupi i tij, por Olti Kondirolli nuk ia del të kualifikohet në finalen e 100 metrave në not

E nënçmuan kundërshtarin, Përfaqësuesja e Kosovës turpërohet nga Mozambiku