Drita dhe Gjilani do të përballen mes vete në kuadër të xhiros së gjashtë në BKT Superligën e Kosovës.
Derbi më i madh lokal në Kosovë nuk do të zhvillohet kësaj here në Gjilan, por në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.
Drita ka bërë kërkesë për tu zhvilluar ndeshja në kryeqytet duke parë punimet për rinovimin që po zhvillohen në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Gjithsesi, pa marrë parasysh vendin se ku zhvillohet derbi, na pret një ndeshje e zjarrtë e me shumë rivalitet mes dy skuadrave.
Drita po kalon nëpër një formë shumë të mirë, ku në pesë ndeshjet e para ka grumbulluar 11 pikë, pasi ka marrë tri fitore e dy barazime.
Njëjtë nuk mund të thuhet për Gjilanin, që nuk i ka arritur pritshmëritë në këtë fillim të sezonit, pasi ka gjashtë pikë pas pesë ndeshjeve, me një fitore, tri barazime e një humbje.
Ky është derbi numër 37-të që dy skuadrat e zhvillojnë në kuadër të kampionatit, me Dritën që ka bilanc më të mirë prej 14 fitoreve, derisa 12 herë janë gëzuar ‘Skifterat’ e 12 herë të tjera ndeshjet kanë përfunduar pa fitues.
E derbin e madh gjilanas do ta drejtojnë gjyqtarët nga ky qytet, ku kryesori i është besuar Shpëtim Murtezit me ndihmësit Fatlum Jashari e Hekuran Osmani.
Gjyqtar i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu, derisa në VAR janë Valbon Hoxha e Granit Hyseni. /Gazeta Olle/