Distrie Krasniqi e para në botë ndërsa këto janë pozitat e Majlinda Kelmendit dhe xhudistëve të tjerë

Pas garës së Grand Slamit të mbajtur në tri ditët e fundit në Budapest të Hungarisë, ekipi Olimpik i Kosovës ka shënuar ngritje.

Distria Krasniqi ka dalë e para në kategorinë deri në 48 kilogramë, pas medaljes së artë të fituar të premten. Krasniqi tashmë ka 6765 pikë dhe ka lënë mbrapa finalistën tjetër Daria Bilodid.

Loriana Kuka, që fitoi medaljen e bronztë, ka dalë e 13-ta me 3463 pikë në kategorinë -78 kilogramë.

Akil Gjakova është i 10-ti në kategorinë -73 kilogramë, duke tubuar gjithësej 3447 pikë.

Majlinda Kelmendi, e cila nuk mori pjesë në Grand Slamin e Budapestit, ndodhet e pesta me 4152 pikë në kategorinë -52 kg.

Xhudistja Laura Fazliu, e cila po e kërkon normën Olimpike, me pikët e fituara në Grand Slam, është ngritur për tetë vende, duke kaluar në pozitën e 55-të, por ajo ka nevojë edhe për suksese të tjera për të siguruar normën olimpike.