Distria Krasniqi siguron medalje, në finale e pret kampionia Olimpike

Distria Krasniqi në finale të Grand Slamit të xhudos

Në gjysmëfinale, Krasniqi (-48 kg) mposhti izraeliten Shira Rishony me shënim të artë.

Në finale e pret përballja me kampionen Olimpike Rio 2016, Paula Pareto të Argjentinës.

Krasniqi është garuesja e vetme nga Kosova që sot ka mbetur në garë për medalje.

Më herët Flaka Loxha  dhe Shigeki Nakamura u ndalën në raundin e dytë. Loxha (-57 kg) shënoi një fitore për t’u mposhtur më pas nga favoritja me përvojë të madhe Jessica Klimkeit e Kanadasë.

Nakamura (-66 kg) u ndalë nga kampioni i Evropës 208, slloveni Adrian Gomboc.

Ndërkohë, Nora Gjakova (-57 kg), u mposht në raundin e dytë nga francezja, Helene Receveaux.