Distria Krasniqi pasi fitoi medaljen e artë në LO Tokio 202: Është një ëndërr e realizuar

Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e artë në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” duke mposhtur japonezen, Funa Tonaki në finale.

Kjo është medalja e dytë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike.

Medaljen e parë e kishte fituar Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Ajo u shpreh tejet e kënaqur dhe optimiste se do të marrë edhe më shumë medalje në të ardhmen.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

“Faleminderit të gjithë njerëzve që më kanë përkrahur në këto kohë”, tha ajo.

Natyrisht, kush shkoni në finale ju gjithmonë dëshironi medaljen e artë”, shtoi ajo

“Ishte vështirë përballja me Tonakin sepse fillimisht jemi në Japoni dhe ajo është në vendin e saj, por ajo është një xhudiste tepër e fortë”, tha Krasniqi.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

“Është një ëndërr e realizuar, shpresoj që do të mundem ta përsëris titullin edhe në të ardhmen por do të vazhdoj edhe më tej me paraqitje të mira”, deklaroi Distria Krasniqi

Distria Krasniqi fiton medaljen e parë të artë olimpike për Kosovën në “Tokio 2020”

Kryeministri i Kosovës, Kurti: Distria e artë, me zemër jam me ju në Tokio