Distria Krasniqi: Kjo fitore më jep shumë besim, sidomos për Olimpiadën e Tokyo-s

Distria Krasniqi arriti sot të triumfojë në Doha të Katarit, ku edhe mori medaljen e artë.

Pas këtij suksesi Krasniqi u shpreh e lumtur duke thënë se është një ndjenjë e shkëlqyer, përcjellë Gazeta Olle.

Është një ndjenjë e shkëlqyer të fitosh Master për herë të tretë, veçanërisht sot që ekipi ynë fitoi 3 medalje. Kjo fitore më dha më shumë besim për garat e ardhshme dhe mbi të gjitha për Tokyo2020 sepse sot ishte një garë shumë e fortë në -48 kg, lojtarët më të mirë ishin atje “, tha Distria Krasniqi.

Në këto gara medalje të bronztë fituan edhe Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova.