Distria Krasniqi i siguron medalje Olimpike Kosovës, shkon në finale

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje Olimpike Kosovës në “Tokio 2020”

Pas Majlinda Kelemendit në vitin 2016, Kosovës i ka siguruar medalje Olimpike edhe Distria Krasniqi.

Distria, në Tokio 2020, e ka mundur në gjysmëfinale Urantsetseg Munkhbatin, duke u kualifikuar në finale.

Me kualifikimin në finale, ajo siguroi medalje Olimpike tashmë, derisa tani do të synojë të Artën.

Në fund të luftës, gëzimi ishte i papërshkrueshëm për Krasniqin, që iu bë ëndrra realitet duke fituar medalje Olimpike dhe natyrisht, përqafimi ishte me njeriun që e ka bërë të mundur që xhudistët tona të korrin suksese në botë, Driton Kuka.

Ilir Latifi në Kosovë për të promovuar sportin e MMA

Zyrtare: Carioca kalon te Dukagjini