Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në mastersin e Dohas

Numri një në botë vazhdon të shkëlqejë.

Distria Krasniqi i ka sjellur Kosovës edhe një medalje të artë, shkruan Gazeta Olle.

Distria mposhti lehtësisht në finale ish-kampionen e botës, Funa Tonaki.

Komentatori i IJF mbeti i impresionuar nga fuqia e Krasniqit dhe tha shumë fjalë të mira për të.

Më vonë për medalje të bronztë do luftojnë edhe Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova./GazetaOlle/