Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Jerusalem

Distria Krasniqi ka triumfuar në finale të Mastersit të Jerusalemit.

Xhudistja kosovare ka fituar medaljen e artë, duke mposhtur Chelsie Giles në finale.

Ishte një paraqitje e mrekullueshme nga Krasniqi, që tashmë e përfundon vitin me një medalje të artë.

Kampionia olimpike shënoi katër fitore dhe një tjetër e kaloi pa luftë.

Kjo është medalja e katërt e artë për Krasniqin në Mastersin e xhudos së Jerusalemit. /Gazeta Olle/

Distria Krasniqi kalon në finale të Mastersit në Jerusalem, do të luftojë për medaljen e artë

Derbi i madh shqiptar po afrohet, shiten pesë mijë bileta