Distria Krasniqi fiton ‘luftën’ e parë

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, ka arritur që të kalojë në raundin e radhës në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kjo pasi që Distria e ka fituar duelin kundër portugezes Joana Ramosduke, për ta hedhur hapin e parë drejt medaljes historike.

Në raundin tjetër, Krasniqi përballet me italianen Odutte Giuffrida, luftë e cila pritet të jetë mjaft e vështirë për xhudisten kosovare. /Olle