Distria Krasniqi e pandalshme, kalon në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror

Distria Krasniqi ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror “Budapest 2021”.

Xhudistja jonë shënoi tri fitore në kategorinë e saj deri në 48 kilogramë, për të vazhduar suksesshëm rrugën drejt titullit kampione e botës, shkruan Gazeta Olle.

Krasniqi në çerekfinale e mundi me IPPON xhudisten spanjolle, Laura Martinez Abelenda.

Kështu, ajo prek gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror dhe e ka vetëm një synim, medaljen e artë dhe të konstatohet si më e mira e botës, pasi fitoi të artën në Kampionatin Evropian javë më parë.

/Gazeta Olle/