Distria Krasniqi drejt medaljes në Grand Slamin e xhudos

Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Ajo në kategorinë -48 kilogramë mposhti në çerekfinale francezen, Shirine Boukli. Në gjysmëfinale takohet me Shira Rishony të Izraelit.

Krasniqi është garuesja e vetme nga Kosova që sot ka mbetur në garë për medalje, njofton KOK-u

Më herët Flaka Loxha  dhe Shigeki Nakamura u ndalën në raundin e dytë. Loxha (-57 kg) shënoi një fitore për t’u mposhtur më pas nga favoritja me përvojë të madhe Jessica Klimkeit e Kanadasë.

Nakamura (-66 kg) u ndalë nga kampioni i Evropës 208, slloveni Adrian Gomboc.

Ndërkohë, Nora Gjakova (-57 kg), u mposht në raundin e dytë nga francezja, Helene Receveaux.