Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë siguruar medaljet në Grand Slam

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakove kanë siguruar medalje në Grand Slamin e Bakusë në Azerbajxhan, pasi që janë kualifikuar në finale të garës.

Në Grand Slam po paraqiten 452 xhudistë nga 61 shtete të ndryshme dhe Kosova pritet t’i fitojë dy medalje.

Distria, e cila është kampione Olimpike fillimisht mposhti brazilianen Jessica Pereira, marokenen Soumiya Iraoui, ndërsa në gjysmëfinale i’a mori fitoren medalistes olimpike Odette Giuffirida.

Ndërkohë edhe Nora Gjakova po shkëlqen në Grand Slam, ku njejtë si Distria, ka siguruar medalje. Fillimisht triumfoi ndaj polakes Arleta Podolak, pastaj mposhti gjermanen Seija Ballhaus, arriti fitore edhe me Priscilla Gneton e Francës dhe në fund me turken Hasret Bozkurt.

Gjakova garon në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa Krasniqi deri në 52 kilogramë.

Zyrtare: Julian Nagelsmann emërohet trajner i Gjermanisë

Peja synon fitore ndaj Vëllaznimit dhe mbrojtjen e titullit kampion