Distria e Nora kalojnë me sukses përballjet e para, kalojnë tutje në Grand Slamin e Parisit

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë kaluar me sukses përballjet e para në Grand Slamin që po mbahet në Paris.

Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë e mundi në raundin e dytë francezen, Leonie Gonzalez.

Kampionia olimpike në raundin e tretë do të ketë punë me koreanen, Seyun Jang.

Në anën tjetër, Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e dytë, e eliminoi brazilianen Jessica Lima, kurse në raundin e tretë do të ketë punë me bullgaren Ivelina Ilieva.

Sot garon edhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë. /Gazeta Olle/

Përballja e katërshes së madhe në xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll

Superliga Europiane nis vitin e ardhshëm, Laporta zbulon klubet pjesëmarrëse