Distria arrin kualifikimin në finalen e Parisit, Nora lufton për medaljen e bronztë

Dy xhudistet tona, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë duke luftuar për medalje në Grand Slamin e Parisit.

Distria fillimisht e mposhti në çerekfinale në kategorinë deri 52 kg xhudisten nga Emiratet e Bashkuara Arabem Khoorlodoi Bishrelt, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Krasniqi më pas në gjysmëfinale korri sukses, duke mposhtur xhudisten japoneze Kisumi Omori me waz-ari në “Golden Score”, dhe duke u kualifikuar kështu në finalen e madhe.

Pas kualifikimit në finale, Distria tani do të ketë punë me xhudisten britanike Chelsie Giles.

Në anën tjetër, Gjakova do të luftojë për medaljen e bronztë në kategorinë deri 57 kg, teksa në duelin e parë ajo arriti që me repesazh ta mposht xhudisten italiane Veronica Taniolo.

Ndërsa xhudistja tjetër, Flaka Loxha u ndal në rrethin e tretë të kategorisë deri 57 kg.

Loxha u diskualifkua në luftën përballë xhudistes serbe Marica Perisic, pasi gjyqtarët e vlerësuan si të parregullt një lëvizje të saj.

Zyrtare: Liria sjell katër përforcime të reja

Vetëm një stërvitje, Broja i gatshëm të debutoj me Fulhamin