Kombëtare të njohura tashmë kanë siguruar kualifikimin në Euro 2024

Ndeshjet kualifikuese për Evropianin i cili mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani, janë gati në përfundim sa të dihen disa prej kombëtareve që kanë siguruar pjesëmarrje në këtë kompeticion.

Franca, Belgjika dhe Portugalia matematikishtë janë pjesë e Evropianit bashkë me Gjermaninë e cila do t’i mirëpresë të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

Franca ka fituar derbin kundër Holandës dhe udhëheq Grupin B me 18 pikë dhe siguron kualifikimin në Euro 2024, ndërsa Holanda renditet e treta me nëntë pikë.

Belgjika ka mposhtur Austrinë dhe kjo pikë e sigurojnë matematikisht kualifikimin, pasi ka 16 pikë apo 10 më shumë se Suedia e treta që ka edhe tri ndeshje.

Kombëtarja e tretë është Portugalia me 21 pikë në pozitën e parë dhe siguron biletën për Gjermani pasi Sllovakia renditet e dyta me 13 pikë.

Përndryshe edhe kombëtarja shqiptare është afër kualifikimit pas fitores së madhe ndaj Çekisë me rezultat 3-0.

Daku: Dëshira e madhe të jem pjesë e asaj nate, më kushtoi me një lëndim të lehtë

Ndryshime në listën e Shqipërisë, ftohet një sulmues i ri në vend të Dakut