Dior Zogaj i pari në Finlandë, mundësi 8-vjeçar me të ardhme të ndritur

Sukseset e jashtëzakonshme të xhudos kosovare kanë nxitur gjeneratat e reja që të merren më shumë me sporte luftarake.
E një prej talentëve më premtues është mundësi 8-vjeçar nga Prizreni, Dior Zogaj, përcjellë Gazeta Olle.
Ai aplikon mundjen që prej fëmijërisë, teksa stërvitjet e palodhshme kanë filluar t’i japin frytet e veta.
Së fundmi, Zogaj ka zënë vendin e parë në garën ndërkombëtare “International Helsinki Open”, të mbajtur në Finlandë, ku morën pjesë garues nga shumë shtete.
Ai ishte i pakonkurrencë edhe në një turne tjetër të mbajtur më herët në Maqedoninë e Veriut.
Sigurisht, merita të mëdha për Diorin ka trajneri i tij, Sadik Ferati dhe klubi “Kolosi”.
/Gazeta Olle/

Eto’o e fillon me dorë të hekurt si presidenti i Federatës së Kamerunit, e pësojnë disa nga punëtorët

Driton Kuka flet pasi u shpall trajneri i xhudos më i mirë në botë: Se do votohem se kam pritur sinqerisht