Dion Kacuri në pritje të transferimit te Baseli

Procesi i shitjes së klubit të Grasshopperit po e bllokon transferimin e mesfushorit Dion Kacuri te skuadra e Baselit.

“Blick” ka shkruar se Baseli ka bërë ofertë zyrtare për transferimin e Kacurit këtë muaj, por çështja është se pronarët kinezë të Grasshopperit nuk kanë zyrtar që merret me çështjen e transferimit të lojtarëve, pasi pronarët e klubit janë në pritje të ofertave për ta shitur Grasshoppersin dhe për këtë arsye kalimi i Kacurit te Baseli nuk mund të finalizohet.
Grasshopperi parimisht kanë pranuar ofertën e Baselit por duhet të pritet të paktën deri muajin e ardhshëm. 19-vjeçari ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm dhe vlera e tij në treg është rreth një milionë euro.
Dion Kacuri ka shtatë paraqitje në të gjitha garat me Grasshoperin dhe një paraqitje me Zvicrën u21. /Gazeta Olle/

Vjen largimi i tretë i madh nga Gjilani, Valmir Nafiu del lojtar i lirë dhe vërshohet nga ofertat

“Kosova nuk më ka ftuar asnjëherë”, Hoxha paralajmëron kalimin te Shqipëria