Dion Kacuri, 18-vjeçari që po konsiderohet e ardhmja e futbollit në Zvicër

Dion Kacuri, është i riu me prejardhje nga Kosova që po stërvit me skuadrën e parë të Grasshopperit.

Dion Kacuri në moshën 17-vjeçare ka debutuar në Superligën helvete me skuadrën e Grasshopperit.

Kacuri i lindur në Baden të Zvicrës është pjesë e skuadrës së parë të Grasshopperit dhe e Zvicës U19.

Ai, tani 18-vjeçar është me prejardhje nga rrethi i Prishtinës. Mesfushori ofensivë është rritur si lojtar te Grasshoperi, njëri prej klubeve më me nam në futbollin zviceran, shkruan RTV Dukagjini.

Kacuri, arriti të shënojë një super gol në ndeshjen e parë si startues në shtatorin e  vitit 2022 kundër skuadrës së Winterthurit përderisa në moshën 17-vjeçare ka debutuar në elitën e futbollit zviceran.

Për të riun nga Prishtina, skuadra të mëdha si Benfica dhe Wolverhamptoni kanë shprehur interesim por futbollisti ka vendosur që të koncentrohet fillimisht te skuadra e Grasshopperit.

Dioni, ka kontratë me GCZ deri në vitin 2025. Ai po ashtu ka kontratë edhe me Puma.

18-vjeçari vërtetë ka qenë i pafat, pasi ka pësuar një lëndim të rëndë në stërvitje që e ka mbajtur jashtë fushave për një kohë të gjatë. Por, tani Kacuri është kthyer në stërvitje me skuadrën zvicerane dhe po bëhet gati për sezonin pranveror.

Meritan Shabani, Florian Hoxha, Amir Abrashi, Leonardo Uka e Shkëlqim Demhasaj janë shqiptarët e tjerë në ekipin senior të GCZ-së, ashtu si njihet shkurt klubi.

Aktualisht Grasshopperi është në vendin e shtatë në elitën e futbollit zviceran me 20 pikë.

Grasshopperi është klubi me më së shumti tituj të Zvicrës, gjithsej 27. Titullin e fundit e ka fituar në vitin 2003, para se talenti kosovar të ishte i lindur.

FA hap hetime për mbrojtësin e Oxfordit që u ndëshkua ndaj Arsenalit

Prishtina prezanton sulmuesin Jalen Miller Blesa