Dinamo vazhdon bindshëm kryesimin si lider i grupit, Istogu mposhtet në shtëpi

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të grupit A në kuadër të Ligës së Parë në Kosovë të vlefshme për xhiron e shtatë.

Formë të jashtëzakonshme në këtë grup po tregon Dinamo, duke “shtënguar” pozitën e parë, ku sot mposhti edhe ekipin që vitin e kaluar garoi në Superligën e Kosovës, Trepçën ’89. Me këtë fitore Dinamo bëhet ekipi i vetëm i grupit që nuk din për humbje këtë ecidion dhe ka mbledhur gjithsej 19 pikë, për dallim nga Trepça ’89 që aktualisht ka 11 pikë.

Megjithatë, ekipi tjetër i Mitrovicës, Trepça arriti fitore kundër Istogut me rezultat minimal 1:0, duke arkëtuar pikë të plota. Përndryshe Istogu deri tani ka pesë humbje dhe ka grumbulluar vetëm katër pikë pas shtatë xhirove.

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës vizitojnë, diskutojnë e përgëzojnë KOK-un

Kosova u17 barazon në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro “Suedia 2024”