Dinamo me trajner të ri, italiani zyrtarizohet nesër

Dinamo e cila u rikthye pas një kohe të gjatë në Kategorinë Superiore, momentalisht është në zonën e cila rrezikon pjesëmarrjen në elitën e futobllit shqiptar sezonën e ardhshme.

Nga 25 ndeshje, 23 pikë mjaftuan që bordi i Dinamos të marri një vendim shumë të rëndësishëm, duke shkëputur kontratën me Bledi Shkëmbin.

Rudolfo Vanoli është trajneri i ri i Dinamos. Klubi kryeqytetas ka njoftuar përmes zyrës për shtyp se italiani do të prezantohet nesër para medieve në orën 10:00.

 

 

Remzi Ejupi tërhiqet nga gara për të parin e FFK-së: Nuk do të kandidoj në një Kuvend Zgjedhor jo legjitim, as klubi nuk merr pjesë

Rithehen emocionet e Ligës së Kampionëve, në Manchester dhe Amasterdam pritet spektakël